“Vuajtëm shumë pas golit”, Josa: 20 minuta luajtëm mirë, Tirana mund të përfitonte

schedule16:11 - 13 Shkurt, 2021

schedule 16:11 - 13 Shkurt, 2021

Kukësi mori sot një fitore shumë të rëndësishme në “Selman Stermasi” me shifrat 0-2, me Mirel Josën, që rikthehet në këtë stadium me fitore. Pas ndeshjes trajneri foli për Super Sport dhe u mundua të ulë euforinë.

“Nuk ishte fitore speciale. Skuadra kishte nevojë për fitore. 20 minutat e para presuam shumë në fushën e Tiranës dhe ishim superiorë. Pas shënimit të golit u tërhoqëm she Tirana mund ta kishte shfrytëzuar. Është fitore normale, që na ndihmon për vazhdimësinë.

Nuk ishim në lartësinë tonë, vetëm e nisëm mirë ndeshjen dhe iu përshtatëm mirë terrenit. Dy sulmuesit tanë ishin efikasë me topin në këmbë dhe i jepnin mundësinë mesfushës të ngriheshim më tepër. Kjo ishte aftësia e skuadrës sime dhe cilësia që na dha fitoren.

Ishte ndeshje komplet ndryshe nga ajo me Kastriotin. Pas golit të shënuar duhet të qetësonim lojën. U vendosëm mirë mbrapa dhe mundëm të mbajmë fitoren. E humbëm shumë topin dhe mbeti hendek i madh mes sulmuesve dhe mesit të fushës. Nuk mund të themi se me këtë fitore çdo gjë do rregullohet.

Objektivat nga nisja e sezonit kanë ndryshuar. Kemi bërë hapa fals dhe nuk mund të themi se me fitoren e sotme dolëm në objektivat tona. Duhet të konsolidohemi dhe të tregojmë se jemi skuadër. Të kesh lojtarë të mirë dhe të kesh skuadër janë dy gjëra të ndryshme”, u shpreh Josa. /abcnews.al