“Vuajnë” për një sulmues, “galaktikët” e Real Madrid pranë nënshkrimit me “liderin” e Galatasaray

schedule12:56 - 27 Nëntor, 2023

schedule 12:56 - 27 Nëntor, 2023

Kalimi te “gjigantët” turq, të  Galatasaray mund të thuhet se ka qenë një nga vendimet më të mira, që “bomberi” argjentinas, Mauro Icardi  ka marrë në karrierën e tij, me 30-vjeçarin e sulmit, që ka arritur të kthehet në idhullin e tifozëve turq, në Superligën e këtyre të fundit dhe tashmë ka rënë në “radarët” e “gjigantëve”.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, “galaktikët” e Real Madrid janë të gatshëm të ofrojnë një shifër të konsidrueshme parash, vetëm që Icardi të vijë në “Bernabeu”, ku në raportimet e mëtejshme përfilitet për një kalim fillimisht në huazim e në rast bindjeje nga bordi i Real Madrid, këta të fundit do të ishin të gatshëm të derdhin në arkat e turqve, 15-20 milionë eur.

Më këtë temë, këtë të hënë ka folur edhe menaxheri i lojtari, Letterio Pino, i cili u shpreh se tashmë bizedimet kanë nisur prej disa ditësh tashmë dhe se ende nuk ka një ofertë zyrtare nga klubi spanjoll.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Realin e Madridit, por deri tani nuk ka asnjë ofertë zyrtare. Ndoshta mund të vijë në javët e ardhshme”,- u shpreh menaxheri i argjetniasit, në lidhje me kalimin e klientit të tij, në “Santiago Bernabeu”.

Ndërkaq, kujtojm se në “aventurën” e tij, te Galatasaray, Icardi ka luajtur gjithësej 47 ndeshjes, duke shënuar plot 39 gola e duke ndihmuar shokët e tij të skuadrës, me 13 asistime ndërsa vetëm këtë sezon ka shënuar plot 16 gola e ka dhuruar 5 asistime, në 21 përballjet e luajtuara, mes kampionatit e UEFA Chamions League. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!