Natyra e frikshme e Hamasit është përshkruar në dokumentet e klasifikuara të organizatës sunite palestineze, të cilat ranë në posedim të rrjetit televiziv amerikan NBC.
Ndërsa planet e Hamasit për të pushtuar Izraelin dhe mënyra e organizimit të tij zbulohen gradualisht, dokumentet e reja përfshijnë harta ajrore të sulmeve ndaj shkollave dhe një qendre rinore në Kfar Saad.
Urdhëri për terroristët e Hamasit nuk lë vend për keqinterpretim “Vrisni sa të mundeni, merrni pengje dhe largohuni shpejt për në Gaza”.
Hartat dhe dokumentet e gjetura nga autoritetet izraelite dhe media nga kufomat e terroristëve të Hamasit zbulojnë një plan të koordinuar për të shfarosur dhe rrëmbyer fëmijët e vegjël në një komunitet Kfar Saad, afër Gazës, raporton abcnews.al.
Në dokumente shkruhet “Top Secret” në arabisht dhe u drejtohet “anëtarëve shumë të trajnuar” të Hamasit.
Plani i sulmit në dokumentet e klasifikuara kishte dy pjesë:
- Terroristët e Hamasit të rrethojnë dhe depërtojnë fshatrat, duke synuar vendet ku mblidhen civilët, përfshirë fëmijët.
2: Pastaj, jo vetëm për të hapur zjarr ndaj civilëve, por edhe për të rrëmbyer sa të munden, edhe fëmijë të shkollës fillore.
Një faqe e dokumenteve të zbuluara, të titulluara “Top sekret”, shpjegon se një plan sulmi përfshin komunitetin “Kfar Sa’ad”, duke vënë në dukje se “Njësia luftarake 1” do të sulmojë shkollën e re “Da’at”, ndërsa “Njësia luftarake” 2” do të marrë përsipër pengmarrjen.
Hamasi, përveç synimit të shkollës fillore, planifikoi të sulmojë edhe qendrën rinore Bnei Akiva.
Në një pjesë tjetër të dokumentit, me shkrimin “Manovra Tepër Sekrete”, Hamasi udhëzon një njësi të nisë sukmin në Kfar Saad në lindje, ndërsa një njësi tjetër do të kontrollojë anën perëndimore.
Të gjitha hartat, sipas NBC, janë në duart e autoriteteve izraelite. Sipas një burimi të kanalit, si ushtria ashtu edhe qeveria e Tel Avivit i kanë hartat.
Një video e postuar në mediat sociale shihen luftëtarët e Hamasit duke bastisur një komunitet më 7 tetor, gjë që konfirmon urdhrat dhe lëvizjet e tyre, duke ndjekur me bisnikëri udhëzimet e detajuara të hartës, raporton abcnews.al.
Zyrtarët në Izrael thonë se shërbimet e inteligjencës po mbledhin prova të ngjashme të planeve për të sulmuar fshatrat dhe udhëzime për të synuar gratë dhe fëmijët në përgjithësi.
/abcnews.al