Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vritet shqiptari në Kolumbi/ Ekzekutohet në “kryeqytetin” e Escobar nga një venezuelian

schedule13:05 - 6 Tetor, 2025

schedule 13:05 - 6 Tetor, 2025

Një shqiptar është vrarë në një atentat në Kolumbi pasditen e së dielës me kohën lokale.

Mediat kolumbiane raportojnë se bëhet fjalë për Artur Tushin, 44 vjeç, I lindur në Shqipëri, por me dokumente ekuadoriane.

Dyshimet paraprake janë se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh. Raportohet se autori i është afruar 44-vjeçarit Artur Tushi me motoçikletë dhe pasi kanë shkëmbyer fjalë e ka qëlluar për vdekje.

Disa media vendase raportojnë se autori fillimisht e thirri në emër 44-vjeçarin dhe kur konfirmuan se ishte shënjestra e tyre, nxori armën.

Me ndihmën e kamerave të sigurisë në zonë, policia ia doli të arrestonte autorin, një shtetas nga venezuela, teksa tentonte të arratisej. Ai do të dalë para gjykatës dhe nëse dënohet, mund të kalojë deri në 33 vjet në burg.

Nga atentati ka mbetur e plagosur edhe një grua 77-vjeçare, e cila ishte me Tushin në momentin që u qëllua.

Bandat shqiptare kanë luajtur një rol kyç në trafikun e drogës në Amerikën Latine, duke përdorur Ekuadorin si bazë kryesore për dërgesat përtej oqeanit.

Këto grupe kriminale kanë të dërguarit e tyre në Amerikën e Jugut për të negociuar drejtpërdrejt me prodhuesit e kokainës për të siguruar çmimin më të ulët të mundshëm me shumicë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!