Vritet shqiptari në Athinë

schedule08:44 - 13 Dhjetor, 2018

schedule 08:44 - 13 Dhjetor, 2018

Një shqiptar është ekzekutuar mbrëmë në kryeqytetin grek Athinë. ABC News mësoi nga burime nga policia greke, se viktima është Lulzim Qorri, 44 vjeç, nga Lushnja. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës, në një lokal në sheshin “Omonia” të Athinës.

Mësohet se viktima është qëlluar me armë në kokë nga një person që u largua më pas me motoçikletë, së bashku me një person tjetër. Policia greke ka nisur hetimin për motivet e ngjarjes. Viktima Lulzim Qorri, mësohet se më herët ishte arrestuar në Shqipëri, i akuzuar për trafik droge./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!