Gazetari i njohur investigativ sllovak Jan Kusiak është vrarë së bashku me partneren e tij me armë zjarri në shtëpinë e tij.
Lajmi është konfirmuar dhe nga policia.
Sipas të përditshmes sllovake “Dennik N”, vrasja lidhet me aktvitetin e gazetarit, i cili së fundmi po hetonte për evazione fiskale nga ana e personave pranë partisë në pushtet të socialdemokratëve, Smer, në qeverinë e drejtuar nga kryeminisri Robert Fico.
27 vjeçari Kusiak ka punuar dhe për agjensinë rëndësishme të lajmeve online “Aktuality.sk”. abcnews.al