Vritet para syve të bashkëshortes gazetari në Filipine

schedule13:43 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 13:43 - 9 Dhjetor, 2021

Një gazetar filipinas është ekzekutuar me armë zjarri   në sy të bashkëshortes së tij.

Mediat e huaja raportojnë se Hesus Malabanan, korrespondenti 59-vjeç i Manila Standard po shikonte televizor në dyqn në momentin që është qëlluar për vdekje.

Sulmin e kanë kryer dy persona me motoçikletë, ku njëri prej tyre hapi zjarri mbi gazetarin duke e qëlluar me plumb në kokë.

Ndërkohë, Mila, gruaja e gazetarit tha se po shikonin televizorin kur ndodhën të shtënat, sikurse pranoi që nuk e ka parë fytyrën e sulmuesit pasi ishte errësirë.

Të dyshuarit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, e policia akoma është duke i kërkuar. Organizata të pavarura dhe gazetarë nga Filipine, kanë dënuar ashpër vrasjen./abcnews.al