Vritet një ushtar izraelit në kufirin me Libanin, dy të tjerë plagosen rëndë

schedule08:47 - 7 Tetor, 2024

schedule 08:47 - 7 Tetor, 2024

Një ushtar u vra ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë në luftimet në kufirin me Libanin, njoftoi ushtria izraelite mëngjesin e së hënës.

Ushtria izraelite ka nisur një pushtim tokësor kundër Hezbollah, grupit të mbështetur nga Irani në Liban të hënën e kaluar, me luftime të shpeshta ndërkufitare që atëherë.

Ndërsa sot shënohet 1 vjetori i sulmit të Hamasit në Izrael, ku u vranë mbi 1200 persona dhe u morën peng 250 të tjerë, është rritur edhe frika e një luftë më gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme./abcnews.al