Një shtetas amerikan, i cili sipas mediave amerikane po luftonte në anën e ukrainasve, është vrarë së fundmi në Ukrainë. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se autoritetet janë në kontakt me familjen e tij dhe po ofrojnë ndihmë konsullore.
“Ne përsërisim edhe një herë se qytetarët amerikanë nuk duhet të udhëtojnë në Ukrainë për shkak të konfliktit të armatosur dhe shënjestrimin e qytetarëve amerikanë në Ukrainë nga zyrtarët e qeverisë ruse.
Qytetarët amerikanë në Ukrainë duhet të largohen menjëherë, duke përdorur çdo mjet transporti komercial ose privat në dispozicion”, shtoi zëdhënësi.
/abcnews.al