Vritet një prej njerëzve më të pasur në Ukrainë, jugu bie “pre” i bombardimeve të rënda ruse

schedule11:50 - 31 Korrik, 2022

schedule 11:50 - 31 Korrik, 2022

Autoritetet ukrainase kanë raportuar se qyteti jugor i vendit, Mykolaiv ka rënë pre i bombardimeve “masive” ruse gjatë natës së kaluar.

Nga sulmi rus i mbrëmshëm, u vra një nga njerëzit më të pasur të Ukrainës, Oleksiy Vadatursky dhe gruaja e tij Raisa, tha guvernatori i zonës.

Kryetari i bashkisë së qytetit i quajti bombardimet “ndoshta më të mëdhatë e të gjitha kohërave”.

Nga bombardimet është shkatërruar një hotel, një kompleks sportiv, dy shkolla dhe një servis, si dhe banesa, raporton BBC.

Mykolaiv është një nga qytetet që të çon në Odesa, porti kryesor i Ukrainës, i cili është goditur vazhdimisht nga ushtria ruse.

Ndërkohë, Rusia ka anuluar festimet e Ditës së Marinës në Krimenë e pushtuar.

Arsyeja e dhënë nga Guvernatori i Sevastopolit Mikhail Razvozhayev ishte një sulm i supozuar me dron ukrainas në selinë e Flotës së Detit të Zi.

Flota ka qenë prej kohësh e bazuar në Sevastopol.

Por një zyrtar i lartë ukrainas, Serhiy Bratchuk, e hodhi poshtë raportin rus si një “provokim”.

Forcat ruse aneksuan Krimenë në vitin 2014.

Ky veprim u dënua ndërkombëtarisht dhe shkaktoi sanksione kundër Rusisë.

Dita e Marinës është një festë vjetore ruse dhe festimet po zhvillohen në të gjithë Rusinë ditën e sotme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!