Vritet një komandant palestinez me ndikim në bastisjet izraelite

schedule14:51 - 9 Gusht, 2022

schedule 14:51 - 9 Gusht, 2022

Ibrahim al-Nabulsi, udhëheqësi lokal i grupit militant palestinez, Brigadat e Dëshmorëve al-Aqsa, është vrarë në një operacion izraelit në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Ibrahim al-Nabulsi, 26 vjeç, dhe dy persona të tjerë u vranë gjatë bastisjes në një shtëpi në qytetin e Nablus.

Të paktën 40 persona u plagosën, tha Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze.

Brigadat e Martirëve të Al-Aksa-s është një rrjet milicish të lidhur me Fatahun, lëvizjen palestineze që kontrollon Bregun Perëndimor.

Izraeli ka akuzuar Nabulsin për udhëheqje të një qelize të grupit që ka kryer sulme kundër izraelitëve në Bregun Perëndimor.

Tre bashkëpunëtorë të tij janë vrarë në disa bastisje të kryera në shkurt, mirëpo Nabulsi kishte ikur, kanë thënë mediat izraelite.

Sipas mediave izraelite, Brigadat e Dëshmorëve të Al-Aksës kanë bashkëpunuar me Xhihadin Islamik Palestinez (PIJ) në nisjen e një numri sulmesh që synojnë izraelitët në Bregun Perëndimor.

Trupat izraelite kanë kryer disa bastisje në Bregun Perëndimor kohët e fundit, kryesisht për të arrestuar militantët e PIJ, shkruan BBC.

Ishte arrestimi javën e kaluar i Bassem Saadi, që thuhet të jetë figura kryesore e PIJ-së në Bregun Perëndimor, që çoi në sulmet ajrore parandaluese izraelite ndaj militantëve të PIJ-së në Rripin e Gazës gjatë fundjavës.

Sulmet  rezultuan në vdekjen e të paktën të 44 palestinezë, duke përfshirë dy komandantë të lartë militantë.

Militantët lëshuan qindra raketa nga Gaza, në të cilat dhjetëra izraelitë pësuan lëndime të lehta.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Egjipti pas tre ditë luftimesh hyri në fuqi të dielën./Abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!