Vritet një gjyqtar në Meksikë, u qëllua para gjykatës në Acapulco

schedule19:58 - 12 Dhjetor, 2024

schedule 19:58 - 12 Dhjetor, 2024

Një gjyqtar meksikan është qëlluar për vdekje nga disa persona të armatosur jashtë një gjykate në Acapulco, raporton BBC. Gjykatësi Edmundo Román Pinzón u godit nga të paktën katër plumba teksa po largohej nga parkingu i gjykatës të mërkurën pasdite, sipas kohës lokale.

Ai ishte gjyqtar i lartë dhe më parë ka qenë president i gjykatës më të lartë në shtetin e Guerrero, ku ndodhet Acapulco.

Vrasja vjen mes një rritje të sulmeve vdekjeprurëse ndaj zyrtarëve në shtetin jugor të shkatërruar nga dhuna.

Sipas gazetës lokale El Sol de Acapulco, gjyqtari kishte qenë në krye të gjykatës që merrej me vrasjet, rrëmbimet dhe vjedhjet e makinave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!