Vritet një anëtar i ekipit të Reuters në Ukrainë, plagosën dy të tjerë

schedule09:58 - 26 Gusht, 2024

schedule 09:58 - 26 Gusht, 2024

Një anëtar i ekipit të agjencisë së lajmeve Reuters që mbulon luftën në Ukrainë, Ryan Evans 38 vjeç, humbi jetën dhe dy gazetarë të Reuters u plagosën në një sulm në një hotel në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk.

Evans, i cili punonte si këshilltar sigurie në agjenci, u vra të shtunën kur një raketë goditi hotelin Safir, ku po qëndronte një ekip prej gjashtë anëtarësh i Reuters.

Dy gazetarë të plagosur nga sulmi ndodhen në spital dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën.

Evans, një ish-ushtar britanik, kishte punuar me Reuters që nga viti 2022 dhe këshillonte gazetarët e tij për sigurinë në mbarë botën, duke përfshirë Ukrainën, Izraelin dhe Olimpiadën e Parisit.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se hoteli u godit nga një raketë ruse Iskander, një raketë balistike që mund të godasë në distanca deri në 500 km (310 milje).

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!