Vritet një afro-amerikan, protesta në Filadelfia

schedule08:59 - 28 Tetor, 2020

schedule 08:59 - 28 Tetor, 2020

Policia në SHBA ka vrarë një tjetër afro-amerikan.

Ngjarja  ka ndodhur në zonën perëndimore të Filadelfias, në lagjen Cobbs Creek, një lagje me mazhorancë banorësh afro-amerikanë.

Sipas  policisë, agjentët kanë mbërritur aty pasi u njoftuan se një person po qarkullonte i armatosur nëpër rrugë. Policet i kërkuan te riut të dorëzonte thikën që mbante në dorë, por 27 vjeçari nuk i është bindur urdhrit, dhe ka avancuar drejt tyre.

Por babai i viktimës pohon se i biri kishte probleme mendore. Pas kësaj ngjarjeje komuniteti në Filadelfia reagoi me protesta.

Sipas raportimit të policisë, 27 vjeçari është qëlluar në shpatull dhe në gjoks. Ai u dërgua në spital, ku me pas ka ndërruar jetë. Pas vrasjes se te riut afro-amerikan, ne Filadelfia shpërthyen protesta, qe u përshkallezuan deri në përplasje me agjentet e sigurisë.

Sipas raportit të policisë, 30 agjentë janë plagosur dhe dhjetëra persona janë arrestuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!