EMRI/ Vritet në atentat 27-vjeçari në Tiranë: Makina u hodh në erë teksa lëvizte, çfarë zbulon policia

schedule14:15 - 11 Qershor, 2022

schedule 14:15 - 11 Qershor, 2022

Një atentat më lëndë shpërthyese ndodhi mesditën e sotme në aksin Tiranë-Elbasan, shumë pranë zonës së Saukut në kryeqytet.

Një sasi lënde eksplozive shpërtheu në makinën tip “Mercedez Benz” teksa ishte duke lëvizur në këtë aks, ndërkohë që shoferi, 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj mori plagë të rënda duke humbur të dyja këmbët.

Lexoni KËTU gjithçka mbi atentatin sot

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti polici dhe autoambulanca për ta dërguar në spital, por siç bëjnë me dije blutë e Tiranës, Sadikaj ndërroi jetë në ambientet e spitalit për shkak të plagëve të mëdha që mori.

Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forcat speciale RENEA për shkak të situatës së krijuar, ndërkohë që efektivë të tjerë janë duke marrë provat për të shkuar drejt zbardhjes së ngjarjes.

Policia po heton për konfliktet që mund të ketë patur më parë pasi Sadikaj, ndërkohë që rezulton se ai ishte proceduar më herët për tentativë vrasje.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!