TIRANË- Detaje të reja dalin në dritë mbi vrasjen e sipërmarrësit Eduart Reçi, i cili u qëllua mbrëmë me një plumb në kokë.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka, referuar grupit hetimor raporton se ka dyshime se autori i krimit ka qëndruar i fshehur në një bodrum pasi kamerat e sigurisë nuk kanë fiksuar asnjë lëvizje.
Sipas të dhënave të para, dyshohet se autori ka qenë rreth 50 metra larg viktimës.
Ai ka qëlluar me një plumb tejpshues duke i marrë jetën sipërmarrësit. Kjo ka shtuar dyshimet e grupit hetimor se kemi të bëjmë me një vrarës me pagesë./abcnews.al