Vritet me armë zjarri biznesmeni Niko Goro në Himarë, plagoset motra

schedule09:19 - 17 Tetor, 2020

schedule 09:19 - 17 Tetor, 2020

Himara është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Ndërtuesi Niko Goro është ekzekutuar me armë zjarri.

Gazetari Elton Nika raporton se ngjarja ka ndodhur rreth ores 09:00  të mëngjesit të sotëm. Goro ishte në qendër të Himarës, pranë supermarketit të motrës së tij.

Nga të shtënat me armë ka mbetur e plagosur dhe motra e tij. Biznesmeni është qëlluar me armë zjarri.

Paraprakisht dyshohet se autorët kanë qenë në këmbë kur kanë qëlluar. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka nisur hetimet. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!