Një vrasje ka ndodhur pak pas mesnatës në Komunën e Mitrovicës në Kosovë. Një person u qëllua me thikë për vdekje nga dy të tjerë. Viktima është 26-vjeç. Vrasja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe dy të dyshuarve që ndodhen në arrati. Pas vrasjes së të riut, një mik i tij ka shkruar disa fjalë në Facebook.
“Ishalla nxhenet dosti jem, do te mbetesh gjithë njeri i fjalës”, ka shkruar ai. Edhe familjarët e 26-vjeçarit kanë shkruar në Facebook, ku kanë njoftuar për vdekjen e tij. “Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi. Me dhimbje te thellë familjar, dashamirë, shokë e miq, ju njoftojmë se sot ndërroj jetë vllau jonë (djali i agjës) A.M”, thuhet në njoftim./ Abcnews.al