Vritet i riu kosovar, ishte anëtar i ISIS

schedule11:40 - 14 Maj, 2019

schedule 11:40 - 14 Maj, 2019

Një tjetër kosovar është vrarë në zonën e konfliktit në Siri. Sipas mediave kosovare, viktima është 23-vjeçari nga Prishtina Rron Emini, i cili shkoi në Siri para tre vitesh për të luftuar përkrah organizatës terroriste ISIS.

Mediat kosovare kanë publikuar edhe foton e të riut.

Ministri i Drejtësisë së Kosovës Abelard Tahiri e ka konfrmuar për mediat vendase që Rron Emini, i cili ishte pjesë e grupit ‘Al-Nusra’, është vrarë.

Institucionet e shtetit në prill kanë sjellë nga Siria 110 shtetas kosovarë, më mesin e të cilëve edhe katër burra që dyshohet se kanë qenë pjesë e luftës nën flamurin e zi të Shtetit Islamik.

Ndërsa sipas mediave kosovare, institucionet po planifikojnë t’i kthejnë edhe 60 shtetas të tjerë nga Siria./ABC News Albania 24/7