Vritet deputeti në parlament, ngjarja në rajonin separatist të Abkhazisë

schedule18:44 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 18:44 - 19 Dhjetor, 2024

Një deputet është vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë në parlamentin e rajonit separatist Abkhazia të Gjeorgjisë, që mbështetet nga Rusia.

Ligjvënësi Vakhtang Golandzia vdiq nga plagët e shkaktuara me armw zjarri dhe një tjetër deputet mbeti i plagosur në krah.

Ministria e brendshme kishte identifikuar një ligjvënës tjetër si të dyshuar për të shtënat, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Deri tani nuk dihet motivi i ngjarjes.

Abkhazia është një territor në bregun e Detit të Zi që u shkëput nga kontrolli i Gjeorgjisë në një luftë pas rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 1990, gjatë së cilës qindra mijëra gjeorgjianë etnikë u larguan.

Rusia ka mbështetur prej kohësh Abkhazinë dhe një rajon tjetër të shkëputur gjeorgjian, Osetinë e Jugut, dhe i ka njohur ato si të pavarura pasi fitoi një luftë pesë-ditore kundër Gjeorgjisë në 2008.

Abkhazia u zhyt në krizë muajin e kaluar kur protestuesit sulmuan parlamentin në kundërshtim me një marrëveshje investimi me Rusinë, duke detyruar presidentin e rajonit, të japë dorëheqjen.

Deputetët votuan kundër ratifikimit të marrëveshjes me Rusinë në fillim të këtij muaji.

Udhëheqësit e opozitës e kishin kundërshtuar marrëveshjen për shkak të frikës se do t’u hapte rrugën rusëve të pasur për të blerë prona, duke rritur çmimin për vendasit.

Moska, e cila financon shumë buxhetin e Abkhazisë, dëshiron që investitorët rusë të jenë në gjendje të fitojnë të drejta pronësie dhe të kenë të drejtën për të zhvilluar rajonin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!