Vritet 18-vjeçari shqiptar në Itali

11:20 | 23/07/201911:200

Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën pasditen e së hënës në Udine të Italisë, pas një sherri me thikë me një bashkëkombës. Viktima është një 18-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë publik nga mediat fqinje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e San Domenico, në një qendër pritjeje. 18-vjeçari u godit nga një 17-vjeçar, po shqiptar, i cili qëndronte në komunitetin Don De Roja.

Sipas të dhënave të para, një përplasje verbale mes palëve çoi në përdorimin e thikës. Adoleshenti e goditi 18-vjeçarin në kraharor, duke i shkaktuar plagë të rënda. Fatkeqësisht goditjet e marra ishin fatale për 18-vjeçarin, i cili gjeti vdekjen pak pas orës 18:30 të së hënës./tvklan.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono