Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni ka arritur të shënojë gol me Tirol, i cili ndëshkoi kështu skuadrën e Ried.
Sulmuesi durrsak tundi rrjetën në minutat shtesë të takimit, por pa mundur që skuadra e tij të fitonte këtë përballje pasi kundërshtarët fituan me shifrat 3-2.
Vrioni i cili është në pronësi të Juventusit, por i huazuar te Tirol, më golin e shënuar në takimin e sotëm e ka çuar numrin e realizimeve personale në 10-të në 14 ndeshje të luajtura deri tani. /f.a/abcnews.al