Sulmuesi i kombëtares shqiptare Giacomo Vrioni ka qenë sot një nga protagonistët e sfidën që Tirolit zhvilloi kundër LASK në Bundesligën austriake.
Vrioni shkëlqeu në fitoren e thellë të skuadrës së tij, pasi shënoi 3 nga 4 golat e sfidës dhe falë këtij suksesi skuadra e tij pothuajse ka siguruar qëndrimin mes më të mirave të Austrisë, madje tashmë pretendon edhe një vend në Play Off-in e Conference League.
Me këtë 3-golësh Vrioni shkon në kuotën e 15 golave këtë sezon në kampionat dhe vetëm Karim Adeyemi i Salzburg me 17 gola ka shënuar më shumë se ai. /f.a/abcnews.al