Vrioni në modë edhe në Ligue 1, kërkohet të zëvendësojë Ekitike

schedule10:01 - 8 Qershor, 2022

schedule 10:01 - 8 Qershor, 2022

Newcastle i ka marrë Reims sulmuesin Hugo Ekitike për 30 milionë euro dhe francezët janë duke parë për një goleador.

“Calciomercato” në Itali shkruan se Reims, që ka në skuadër edhe Valon Berishën dhe Arbër Zenelin, po mendon për një lojtar të kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për Giacomo Vrionin, autorin e 19 golave në kampionatin austriak me fanellën e Tirol. Sulmuesi është nën kontratë me Juventusin.

Kartoni i futbollistit të kombëtares shqiptare vlerësohet me 4 milionë euro. Reims me siguri këtë shifër nuk do ta ketë problem nëse është i bindur për cilësitë e Vrionit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!