Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA, vritet shqiptari/ Françesk Shkambi u ekzekutua në Miçigan, pranga autorit

schedule10:10 - 18 Nëntor, 2025

schedule 10:10 - 18 Nëntor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Michiganin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi Francesk Shkambi, një 44 vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri jashtë restorantit ku ai punonte si menaxher mbrëmjen e të dielës.

Policia e cila mbërriti në vendngjarje pas të shtënave gjeti 44 vjecarin shqiptar pa ndjenja në verandën e restorantit. Pavarësisht ndihmës mjekësore Francesk Shkambi ndërroi jetë në spital.

Autori i krimit, një 65 vjecar banor I Farmington Hills është vetëdorëzuar në Polici. Identiteti i tij nuk është zbuluar nga Autoritetet Amerikane. Sherifi i Zonës ka treguar se viktima Francesk Shkambi dhe autori 65 vjecar kishin pasur më herët përplasje me njëri tjetrin pa dhënë më shumë detaje.

Francesk Shkambi eshte kusheriri I Elvis Shkambit, autorit qe vrau Gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja brenda salles se Gjyqit ne Kryeqytet  ne tetor te ketij viti.

Pronari I restorantit ku punonte 44 vjecari shqiptari, njëkohësisht kunati I tij Frank Gjuraj ka treguar për policinë Amerikane se Francek Shkambi kishte biseduar me dikënd në telefon dhe më pas kishte dale jashë restorantit ku u qëllua dy here me armë zjarri.

44 vjecari Shqiptar Francesk Shkambi që mbeti i vrarë mbrëmjen e të dielës në Michigan sapo kishte nisur një jetë të re pasi ishte liruar nga Burgu si pasojë e uljes së dënimit të tij nga Ish Presidenti Amerikan Joe Biden në fund të mandatit të tij.

Në vitin 2014 Franckes Shkambi ishte dënuar me 27 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale që kontrabandonte drogë në SHBA nga Shqipëria duke përfshirë sasi të mëdha të kokainës, heroinës, Marihuanës dhe tabletave të ekstazisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!