Vret veten njësoj si babai i tij, trashëgimtari i Uashington Post

schedule12:21 - 27 Dhjetor, 2017

schedule 12:21 - 27 Dhjetor, 2017

Uilliam Graham, një nga trashëgimtarët e dinastisë së Uashington Post, ka vrarë veten njësoj si babai i tij 54 vjet më parë. 69 vjeçari është vetëvrarë pak ditë para daljes së filmit “The post” të Stiven SPilberg ku flitet për këtë dinasti.

Është vetëvrarë njësoj si babai i tij në vitin 1963. Një nga trashëgimtarët e dinastisë historike të Uashingtn Post, Uilliam Graham është gjetur pa jetë një javë më parë por lajmi është publikuar këtë të mërkurë nga e përditshmja e kryeqytetit amerikan.

Uilliam Graham, 69 vjeç, avokat, investitor dhe filantrop, ishte djali i botueses legjendare të Uashington Post në vitet e skandalit “Uatergate”, Katharine Graham. Vëllai i tij Donald, i cili u bë botues dhe administrator i deleguar i Uashington Post kur nëna e tij dha dorëheqjen në 1979-ën, shpjegoi se Uilliam ishte vetëvrarë me një plumb në kokë. Në të njëjtën mënyrë si babai i tij Philip Graham, i cili u vetëvra në moshën 48 vjeçare në 1963-shin, pak ditë pasi doli nga një spital psikiatrik.

Vetëvrasja e Uilliam Graham ndodh në prag të daljes në kinema të filmit “The Post” të Steven Spielberg me Meryl Streep që interpreton Katharine Graham. Filmi tregon momentin tjetër të bujshëm të Uashington Post pas Uatergate: publikimin e “Pentagon Papers” që tregonin impenjimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Vietnam që nga viti 1945, dhe më pas vendosjen e trupave amerikane në juglindjen aziatike për të frenuar Kinën.

Uashington Post u ble nga pronarët e Amazon, për 250 milionë dollarë në 2013-shin. Katharine Graham, kishte ndërruar jetë 12 vjet më pare./abcnews.al