Vret veten me çifte, 55-vjeçari kryen aktin në prani të familjes

schedule13:36 - 30 Maj, 2018

schedule 13:36 - 30 Maj, 2018

Një burrë 55-vjeçar i dha fund jetës në fshatin Kallm i Vogël i Fierit. Alush Kumanaku pasi ishte kthyer nga kullota me bagëtitë kishte hyrë në dhomën e gjumit, duke qëlluar veten me armën e gjahut.

Në momentin që ndodhi ngjarja, në shtëpi kanë qenë familjarët e Alushit, bashkëshortja dhe djali. 55-vjeçari ishte baba i tre fëmijëve, 2 djem dhe një vajzë. Nuk dihen shkaqet por të afërmit tregojnë se pas vdekjes së prindërve ai ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike.

Në të njëjtën kohë, policia njoftoi se nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune përveç plagëve nga arma e gjahut. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave e shkakut të ngjarjes, thuhet më tej nga policia e Fierit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!