Vret vëllanë dhe më pas veten/ Ngjarja në zonën e freskut. Konflikti dyshohet për çështje pronash

schedule16:27 - 4 Janar, 2024

schedule 16:27 - 4 Janar, 2024

Kafja e fundit mes dy vëllezërve Vehap dhe Lulzim Cami nuk shërbeu për të zgjidhur konfliktin për disa metra tokë në Tërbaç të Dibrës.

63-vjeçari Vehap Cami, shkoi mëngjesin e të enjtes,  me një pistoletë në brez në banesën ku jetonte me qira vëllai i tij Lulzimi.

Ai e mirëpriti e i kërkoi nuses se djalit që jetonte në katin e dytë tu shërbente kafe. Por ndërsa pinin e kafe e bisedonin, u hap sërish tema e pronësisë së tokës në Tërbaç.

Tonet u nxehen e  Vehap Cami nxori pistoletën duke qelluar me një plumb vëllanë me te  madh, Lulzimin 68-vjeçar I cili mbeti i vdekur në vend. Vetëm pak çaste më pas, Vehapi shkrepi armën ndaj vetës duke rene pa jete pak metra larg të vëllait.

Familjarët  e Lulzim Camit qe dëgjuan krismat,  kanë zbritur menjëherë në katin e parë, ku kanë gjetur të vdekur dy vëllezërit.

Fqinjët folën të shokuar nga ky krim ne familje.

“Dëgjova teksa bërtisnin gratë kur i gjetën. Nuk i njohim. Vëllai nuk rri këtu!”, është shprehur një banore.

Familja e Lulzim Camit, jetonte prej kohësh në banesën dy katëshe të marrë me qira në rrugën që të çon drejt teleferikut në Tiranë. Ndërsa vëllai tjetër jetonte në zonën e Farkës

Policia po vijon hetimet për të dokumentuar të plotë këtë ngjarje të rëndë.