Vreshtat magjike të Fierit, një bistak 3 Kg

schedule15:37 - 16 Qershor, 2019

schedule 15:37 - 16 Qershor, 2019

Falë pozicionit gjeografik, i cili krijon një mikroklimë ideale për vreshtari, vreshtat e Libofshës mbahen kampione në të gjithë vendin për kohën e pjekjes së tyre dhe cilësisë së lartë të rrushit. Abc Neës ishte në Daullas aty ku po vilet rrushi i parë.

Në Daullas të Fierit po vilet rrushi i parë. Romeo Mile jeton mes Sicilisë dhe Shqipërisë. Në të dy vendet ushqen pasionin për vreshtat. Është i pari që solli teknologjinë e rrushit dhe i pari që i vë gërshërën veriges.

Në këto ditë qershori, vreshtat e pazakonta të mahnisin. Një bistak peshon edhe 3 kg. Romeo dhe Kostandini, atë e bir, po vjelin prodhimin dhe të gjithin e çojnë drejt tregjeve të Ballkanit.

Është një ekonomi familjare e ngritur me mundin dhe sakrificat, pa përfituar asnjë llojë subvencionimi. Vreshtat janë rënduar nga pesha. Familja sistemon rrushin në arka, të cilat pas tre orësh kapërcejnë kufirin shqiptar.

Kemi patur shumë vështirësi për tregun, ka patur raste që rrinim edhe gjithë natën për të shitur rrushin dhe nuk arrinim ta shisnim. Duke kaluar vit pas viti kemi avancuar si me tregun edhe me cmimet”. 

 

Nisen 15 vite më parë, me vreshta të hapura, me pak tokë.  Sot numërojnë rreth 4 ha, të cilat, më së shumti, i kanë në sera.

“Filluam të montojmë serat normale që montohen kudo në Itali. Përfitimet e këtyre janë cmimet pasi kap cmime t ëmira, përfitime ka edhe konsumatori pasi në qoftëse në fushë të hapur bëjmë 14 spërkatje gjatë gjithë vitit dhe në fund nuk kemi një produkt të pastër, këtu reduktojmë me 50 % pesticidet, spërkatjen në përgjithësi pasi sera është e mbrojtur dhe nuk ka nevojë për spërkatje”.   

Për Romeon zona e Libofshës, aty ku gjendet edhe fshati Daullas, është zona me e mire për kultivimin e vreshtave, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Pulia, e shquar në prodhimin e rrushit.  Madje, këtu ai  vilet më parë edhe se në Pulia.

Rrymat e ngrohta të shirokut dhe mbrojtja nga erërat e forta prej kodrave të Ardenicës, krijojnë në Libofshë të Fierit një mikroklimë ideale për kultivimin e rrushit me cilësi  dhe në kohë rekord, në fillim të qershorit.

Ky fshat numëron mbi 30 ha vreshta.

Këtu, shuhet edhe çudia që në një zonë kaq të vogël të Fierit, janë ngritur tre kantina të mëdha vere, kurse  shumë familje të tjera e prodhojnë atë për konsum familjar./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!