Ish-futbollisti serb, Miljan Mrdakovic, u gjet në apartamentin e tij i vdekur 2 ditë më parë. 38 vjeçari vrau veten me një plumb në kokë, pasi kishte kohë që vuante nga depresioni dhe ankthi.
I lindur në Radnick, në vitin 1982, Mrdakovic ka luajtur në shumë klube në Serbi, Portugali, në Belgjikë me Gent dhe Anderlecht, por edhe në kampionate të vendeve si Kina, Singapori, Greqia dhe Qipro.
Për të zbardhur edhe më shumë këtë ngjarje, sot ka folur e dashura e tij, Ivana Stanic, e cila tha: “Miljan dhe unë nuk kishim asnjë problem, çdo gjë shkonte mirë mes ne të dyve. Por ai kishte probleme të tjera.
Vuante nga depresioni dhe ankthi, prandaj u detyrua të konsumonte shumë alkool. Mendoj se kjo ka qenë dhe arsyeja pse mund ta këtë bërë këtë gjë (referuar vetëvrasjes)”, përfundoi Stanic./abcnews.al