Vrau vëllanë dhe kunatën, Gjykata e Apelit lë në burg Arsen Muskurtin

schedule11:31 - 26 Shtator, 2022

schedule 11:31 - 26 Shtator, 2022

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për Arsen Muskurtin, i cili vrau vëllan dhe kunatënn e tij muajin e kaluar në Tiranë.

Arsen Muskurti vrau me armë vëllain e tij dhe kunatën, Dritan dhe Nora Muskurti. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 30 gushtit në Tiranë. Arsen Muskurti mori armën dhe vrau çiftin e bashkëshortëve brenda ambienteve të biznesi të tyre.

Pasi krimit të rëndë ai u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua disa orë më vonë. Muskurti nuk ka shfaqur pendesë në seancën e parë gjyqësore. Shkak për krimin e rëndë dyshohet të jenë bërë konfliktet që dy vëllezërit kishin mes njëri-tjetrit.

Muskurti kishte anikumuar vendimin e gjykatës për arrestin në burg, ndërsa avokati ka kërkuar të kryhet aktekspertimi i shëndetit mendor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!