Vrau vajzën dhe dhëndrin, shqiptari kërkon të shpallet i pafajshëm: Jam i sëmurë mendor

schedule08:27 - 15 Maj, 2020

schedule 08:27 - 15 Maj, 2020

Osman Shaptafaj, shqiptari i akuzuar për vrasjen e vajzës dhe dhëndrit të tij ndërsa po hynin në shtëpinë e tyre, është lutur të mos shpallet fajtor.

Ai ka pranuar në gjykatë vrasjen e dyfishtë, të Lindita dhe Veton Musai mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar në Melburn të Australisë, ndërsa ka thënë se ka probleme të shëndetit mendor.

Vajza e tij Lindita, 25 vjeç vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa Veton, 29 vjeç, vdiq të nesërmen në spital.

Çifti sapo ishte kthyer nga një udhëtim i shkurtër duke festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës, kur dyshohet se janë qëlluar nga prapa derës së përparme.

Ndërkaq, i akuzuari do të kthehet në Gjykatën Supreme për një seancë dëgjimore në 29 maj në Melburn. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!