Vrau tre nxënës dhe plagosi 6 të tjerë, arrestohet autori në Miçigan

schedule23:09 - 30 Nëntor, 2021

schedule 23:09 - 30 Nëntor, 2021

Autori i masakrës me armë zjarri të ndodhur sot në një shkollë të mesme në Miçigan është vënë në prangat e policisë. Nxënësi 15-vjeçar hapi zjarr brenda shkollës së tij më Miçigan duke lënë të vdekur tre persona ndërkohë që gjashtë të tjerë janë plagosur.

Ai nuk dha shpjegime në polici. Michael McCabe, një zëdhënës i policisë lokale deklaroi se ai qëlloi disa herë. “Mund t’ju them se ai qëlloi disa herë”, u shpreh ai.

Policia ka vijuar kontrollet brenda ambienteve të shkollës e cila është rrethuar pas regjistrimit të të shtënave.

Një nxënëse tha për mediat se në shkollë bënin vazhdimisht ushtrime se si të sillen në situata të tilla dhe e dinin saktësisht se çfarë duhet të bënin.

Ndërkohë që një prind i cili po priste jashtë në makinën e tij tha se djali i tij ishte fshehur menjëherë në dhomë kur kishte dëgjuar të shtëna duke i shpëtuar sulmit. /Abcnews.al