Vrau të miturin me thikë/ Shkodër, arrestohet autori i dyshuar

schedule22:48 - 14 Tetor, 2024

schedule 22:48 - 14 Tetor, 2024

Policia e Shkodrës ka arrestuar autorin e vrasjes së 15-vjeçarit Emiljano Gjoni, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen “Skenderbeg”.

Shërbimet e Policisë Shkodër, identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor i kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe 15 vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes është dëmtuar lehtë me thikë në sup pa probleme për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë po vijon veprimit intensive, në prani të psikologut dhe familjarëve, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

“Kemi të bëjmë me një bashkëmoshatar të viktimës. Viktimë ka mbetur Emiljano Gjoni. Motivi ka qenë një konflikt banal mes dy bashkëmoshatarëve. Dyshohet se ka pasur një përleshje fizike mes tyre. Ka qenë ndërhyrja e familjarëve të autorit, për t’u dorëzuar në polici. Nga sa mësohet, edhe vetë autori ka plagë në krah, por është jashtë rrezikut për jetën. Viktima ka marrë 5 plagë në trup”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Simon Shkreli./abcnews.al