Masakroi me thikë rumunin pasi pinë kokainë deri në mëngjes, dënohet për vrasje shqiptari

schedule22:41 - 4 Nëntor, 2021

schedule 22:41 - 4 Nëntor, 2021

Erlin Hasa, shqiptari 35-vjeçar që masakroi me thikë një shtetas rumun në një apartament në Birmingham është dënuar nga gjykata për vrasje. Hasa qëlloi 62 herë me thikë 43-vjeçarin rumun, baba i tre fëmijëve në katin e parë të një pallati në Perry Barr. Ai e mohoi akuzën, por u shpall fajtor në Gjykatën e Birminghamit ditën e sotme.

Gjyqtarja Deborah Gould tha se Hasa ndodhej bashkë me viktimën dhe katër burra të tjera në momentin kur ndodhi krimi. Ata kishin konsumuar kokainë deri në orët e para të mëngjesit.

Mes tyre nuk pati asnjë debat më herët dhe sipas trupit gjykues, Hasa u ngrit krejt papritur dhe qëlloi me thikë rumunin teksa ky i fundit ishte pa mendje dhe ishte ulur në sallonin e banesës duke lexuar mesazhet që kishin mbërritur në celular nga gruaja e tij.

Personat e tjerë që ndodheshin në banesë u larguan të tmerruar. Viktima arriti fillimisht të shpëtojë nga agresori shqiptar, por ky i fundit e ndoqi deri në rrugë. Fqinjët panë nga dritarja sesi Hasa e mbërtheu sërish viktimën dhe nisi ta qëlloi atë me thikë. Ai e goditi edhe kur rumuni ishte rrëzuar në tokë dhe kishte dhënë frymën e fundit. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!