Vrau pronarin e shtëpisë ku punonte se e ngacmoi seksualisht, shqiptarja dënohet me 8 vite burg në Itali

schedule12:58 - 1 Mars, 2024

schedule 12:58 - 1 Mars, 2024

Mide Ndreu, shqiptarja që vrau pronarin 68 vjeçar të shtëpisë ku punonte si pastruese në Itali, është dënuar me tetë vite burg.

Ajo ishte dënuar me 16 e gjysmë vite burg për vrasje me dashje të shkallës së parë në Novara, por vitin e kaluar gjykata e Apelit të Torinos njohu rrethanat e përgjithshme lehtësuese dhe atë specifike të provokimit, të mohuar në shkallë të parë, duke e ulur dënimin në tetë vite, raportojnë mediat italiane.

Ngjarja ndodhi në 24 nëntor 2021 pasi 68 vjeçari Antonio Amicucci e ngacmoi seksualisht. Ndreu ka marrë një thikë në kuzhinë dhe e goditi 13 herë, duke e lënë të vdekur në vend. Ajo rrëfeu në polici se e kishte kryer vrasjen për vetëmbrojtje./abcnews.al