Vrau pronarin e marketit në Kamëz, burg përjetë për Vladimir Kurtin

schedule10:00 - 5 Gusht, 2019

schedule 10:00 - 5 Gusht, 2019

Vladimir Kurti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Tiranës, i shpallur fajtor për grabitjen dhe vrasjen e pronarit të një marketi në zonën e Kamzës, ngjarje kjo e ndodhur në Prill të vitit 2018. Ndërkohë bashkëpunëtori i tij, Ruxhi Hoda u dënua me 26 vite burg. Sipas prokurorisë së Tiranës, Vladimir Kurti ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës Agim Buci. Gjithashtu u plagos rëndë edhe bashkëshortja e tij, Rita Buci në tentativë për të larguar autorët e grabitjes. I pranishëm në biznesin e familjes Buci ishte edhe djali i mitur 6 vjeçar. Pas ngjarjes autorët u larguan me vrap, ndërsa kanë marrë makinën duke u larguar në drejtim të Bovillës duke hedhur maskat. Vladimir Kurti është një person me precedent penal, pasi më parë është dënuar për vjedhje./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!