Vrau pronarin e bilardos dhe shokun në 1997 në Elbasan, shqiptari i shumëkërkuar kapet në Angli

schedule17:30 - 15 Mars, 2021

schedule 17:30 - 15 Mars, 2021

Artan Muça, i akuzuar dhe dënuar për një vrasje të dyfishtë në 1997 në fshatin Kusarth në Elbasan është arrestuar në Angli, raporton gazetari i ABC, Aldo Kozarja.

Në 1 qershor të vitit të mbrapshtë, Muça ekzekutoi me kallashnikov Sefedin Gjatën dhe Bujar Musain. Për shumë vite, autori kishte arritur që t’i shpëtonte drejtësisë duke u fshehur në Angli, por tashmë pritet që të ekstradohet dhe të vuajë dënimin me 21 vite në Shqipëri.

Por si ndodhi ngjarja?

Fillimisht Muça ka debatuar me Bujar Musain jashtë bilardos në pronësi të Gjatës, i cili ndërhyri për t’i ndarë, por autori e qëlloi në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Më pas zbrazi armën mbi trupin e Musait, që gjithashtu ndërroi jetë./ db/ Abcnews.al