Vrau prindërit e të dashurës së tij kur ishte i mitur, dënohet me vdekje japonezi

schedule13:43 - 18 Janar, 2024

schedule 13:43 - 18 Janar, 2024

Një gjykatë japoneze dënoi këtë të enjte me vdekje një të ri, i cili ishte i mitur në kohën e krimit tre vjet më parë.

Statusi i tij ndryshoi pasi mosha madhore u ul nga 20 në 18 në Japoni në 2022.

Ky është rasti i parë i dënimit me vdekje pas ndryshimit të kufirit të moshës, raporton Reuters.

Në vitin 2021, Yuki Endo ishte 19 vjeç kur vrau me thikë prindërit e një vajze me të cilën ishte i dashuruar dhe i vuri zjarrin shtëpisë së tyre në qytetin Kofu në prefekturën Yamanashi.

Japonia dhe SHBA janë të vetmet vende të G7 që zbatojnë dënimin me vdekje, duke përdorur metoda që përfshijnë varjen në Japoni dhe injeksionin vdekjeprurës në SHBA.

Ndryshe nga SHBA, ku datat e ekzekutimit caktohen paraprakisht dhe bëhen publike, të burgosurit në Japoni njoftohen për ekzekutimet e tyre në mëngjesin e ekzekutimit të tyre, gjë që ka shkaktuar kritika nga Kombet e Bashkuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!