Vrau prindërit, 80 vjeçari amerikan arrestohet pas 50 vitesh

schedule10:22 - 13 Nëntor, 2023

schedule 10:22 - 13 Nëntor, 2023

Duhej të kalonin pesë dekada të tëra për të zbardhur rastin e vrasjes së një çifti që u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Tenesi, SHBA në vitin 1977, nga një teknik që kishte vizituar shtëpinë për të kontrolluar linjën telefonike.

Sipas Law and Crime, djali i çiftit, i quajtur Michael Keith Fine u arrestua në Alabama mëngjesin e së martës së kaluar dhe pritet të ekstradohet në Tenesi. 80-vjeçari, i cili prej afro 50 vitesh mbeti i pandëshkuar për vrasjen e prindërve të tij, përballet me akuzën e vrasjes me paramendim, ndërsa autoritetet janë në kërkim të një personi tjetër që mund të dijë disa detaje për rastin.

Krimi i tmerrshëm doli në dritë më 20 maj 1977 kur, në orën 9:30 të mëngjesit, policia e Maryville mori një telefonatë nga një operator telefonik i cili kishte gjetur një trup të dekompozuar brenda një makine të parkuar jashtë një shtëpie.

Çifti Fine u panë për herë të fundit gjallë dy javë më parë, kur kishin dalë për darkë me miqtë. Kur oficerët mbërritën në shtëpi, gjetën trupin e dekompozuar të 54-vjeçares Helen Fine brenda makinës së familjes.

Burri i saj 67-vjeçar u gjet më vonë i vdekur brenda shtëpisë. Të dy trupat kishin plagë të shumta plumbash. Edhe pse autoritetet mblodhën shumë prova, të cilat iu dërguan FBI -së për analiza eksperte dhe folën me shumë dëshmitarë, vrasja e dyfishtë mbeti e pazbardhur për shumë dekada.

Në vitin 2021 çështja u rihap, pas interesimit të një prej të afërmve të viktimave, duke çuar në zbardhjes e ngjarjes makabre.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!