Vrau për një vend parkimi natën e Shna Ndout, burg për 30 vjeçarin në Laç

schedule11:38 - 16 Qershor, 2019

schedule 11:38 - 16 Qershor, 2019

Gjykata e Laçit ka lënë në burg 30 vjeçarin që vrau për një vend parkimi në qytetin e Laçit.

Emanuel Koca tha se nuk kishte dashur ta vriste por ishte sulmuar më parë me thikë nga viktima.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Laç, pranë gjykatës së rrethit. Viktima Viktor Shkorreti 24 vjeç u konfliktua me Kocen kohën kur po parkonin makinat. Ishte një sherr i çastit por që çoi në përdorimin e armëve të zjarrit.

Pasi dy burrat janë zënë fizikisht, Koca nxori një automatik nga makina dhe qëlloi disa herë mbi të riun. Ai u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por një ditë më pas policia e vendosi në pranga./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!