Vrau nuse e vjehërr në Devoll, gjykata jep vendimin për Ali Zilin

schedule13:51 - 8 Mars, 2022

schedule 13:51 - 8 Mars, 2022

Gjykata e Korçë këtë të martë ka dhënë vendimin për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Devoll tre ditë më parë.

Gjykata ka lënë në burg Ali Zilin, i cili akuzohet se vrau gjatë grabitjes Fatmira Bamin dhe Bukurie Bamin, përkatësisht nuse dhe vjehërr, në fshatin Progër të Devollit.

Zili është shfaqur i prangosur para trupës gjykuese, ndërsa në dëshminë e tij pak ditë më parë pranoi se krimin e ka kryer se ‘nuk i kishin paguar lekët e druve’.

LEXO EDHE: VIDEO/ Vrau nuse e vjehërr në Devoll, momenti kur autori arrestohet nga policia

Ngjarja e rëndë kujtojmë se ka ndodhur mbrëmjen e 4 marsit ku autori 36 vjeçar ka qëlluar me sende të forta për vdekje 60-vjeçaren Fatmira dhe vjehrra e saj, 80-vjeçe Bukurie Bami.

Zili, ishte futur në banesën e tyre për të grabitur, por pasi hasi rezistencë, vendosi që t’u merrte jetën. 36-vjeçari shkoi në banesë për t’i grabitur, por në momentin që dy gratë e kanë kundërshtuar, ka vendosur që t’u marrë jetën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!