Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italine pas 19 vitesh i shpallur në kërki për vrasjen e një italiani.
Mediat italiane bëjnë me dije se ndalimi i shqiptarit Dritan Ternova është bërë në komunën Cotronei në rajonin e Kalabrisë, i cili para 19 vitesh së bashku me një shqiptar tjetër kanë ekzekutuar italianin Massimo Schiaca i datëlindjes 1971.
Vrasja ka ndodhur në Romë më 5 dhjetor 2001 ku italiani është ekzekutuar me një armë zjarri nga dy shqiptarët në bordin e një automjeti në lëvizje. Sipas mediave të vendit fqinj një nga shqiptarët ishte arrestuar pak ditë pas vrasjes më 19 dhjetor të 2001. Ndërsa Dritan Ternova u shpall në kërkim. Dritan Ternova sot 39 vjeç është dënuar nga Gjykata Italiane me 16 vjet heqje lirie si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit italian.
Gjithashtu bëhet me dije se Ternova thirrej me emrin Luciano e aktiviteti investigativ i autoriteteve italiane zbardhi se ai strehohej në qytezën e Cotronei ku ishte stabilizuar të punonte me dokumente te falsifikuara./abcnews.al