Vrau me thikë bashkëshorten, vetëvritet në burg shqiptari në Itali

schedule13:49 - 1 Prill, 2023

schedule 13:49 - 1 Prill, 2023

Pas vrasjes me thikë të bashkëshortes së tij dy ditë më parë është vetëvarur në qelinë e paraburgimin shqiptari Xhafer Uruci 62 vjeç.

Mediat italiane shkruajnë se ai është vetëvarur me një çarçaf që ndodhej në qelinë e burgut të Ternit. Viktima u arrestuar pas vrasjes se gruas së tij Zenepe Uruci 56 vjeç për shkaqe xhelozie.

Sipas mediave Uruci ishte i vetëm në qelinë e paraburgimit në pritje të vendimit që do të jepnin organet kopetente.

Ka qenë një nga policët e burgut që e ka gjetur të vdekur në qeli. 62-vjeçari ishte takuar tashmë me psikologen e burgut. Për më tepër, qelia në të cilën ai u vetëvra, ndodhet pranë infermierisë së burgut, por fatkeqësisht ka qenë e pamundur që ai të shpëtohej./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!