Media britanike The Sun ka publikuar foton e shqiptares Eltiona Skana e cila më 22 Mars të këtij viti vrau me thikë në park 7-vjeçaren Emily Jones. Dy ditë më parë gjykata në Britaninë e Madhe shpalli të pafajshme Skanën, duke argumentuar se ajo vuante nga skizofrenia paranojake.
Ngjarja ndodhi në mars kur Emily ishte me prindërit në park duke shëtitur me një skuter Ajo vrapoi për te nëna e saj e cila po qëndronte pak më tutje kur Skana i doli para vogëlushes duke i prerë fytin me një thikë artizanale.
Sipas një konkluzioni të nxjerrë në hetimet, personeli mjekësor në Britaninë e Madhe i dinte problemet e Skanës por e mbanin në vëzhgim. Babai i 7-vjeçares, përfaqësues i një firme ligjore tha se vrasësja duhet të qëndrojë në burg.
Skana kishte shkuar në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme me një kamion në vitin 2014 dhe kërkoi azil duke pretenduar se ishte viktimë e trafikut. Pretendimi i saj u rrëzua nga ministria e Brendshme pasi ajo apeloi dhe arriti të sigurojë një leje qëndrimi disa muaj më vonë për t’u strehuar në këtë shtet deri në Dhjetor të vitit 2024./mv.abcnews.al
Eltiona Skana
Emily Jones