Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në burgun e Zaharisë në Krujë. Ngjarja ka ndodhur në burgun “Zaharie”, ku i dënuari është gjetur në qeli i vetëvarur me çarçaf.
Burime për Abc News bëjnë me dije se i burgosuri i vetëvarur këtë të dielë në punë është Zamir Topi, autor i vrasjes së Dashnor Osmanit në pazarin e Korçës rreth 5 muaj më parë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në janar në pazarin e Korçës, ku Zamir Topi pas një konflikti që kishin prej vitesh për një vend në varreza ka vrarë me disa goditje në kokë me sopatë, 50 vjeçarin Dashnor Osmani.
LEXO EDHE: Masakroi barbarisht 50-vjeçarin, merret vendimi për Zamir Topin
Autori vuante dënimin në burgun e Krujës pasi ishte me probleme të shëndetit mendor./abcnews.al