Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Vrau me kallash gruan pas seancës për divorc, çifti në Elbasan prindër të tre fëmijëve

schedule13:40 - 6 Maj, 2021

schedule 13:40 - 6 Maj, 2021

Një krim brenda familjes ka tronditur qytetin e Elbasanit pasditen e sotme. 58-vjeçari Koço Buzo, ka ekzekutuar me kallashnikov bashkëshorten e tij Liljana Buzo 54-vjeç në derë të gjykatës, ndërsa ka lënë të plagosur edhe dy persona të tjerë, një kalimtar i rastit,  Gëzim Toçila i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe Adriatik  Kola.

Gazetari i ABC, Aldo Kozarja raporton se çifti sapo kishte zhvilluar një seancë gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. Fillimisht nga dera e gjykatës ka dalë autori i krimit i cili ka pritur edhe daljen e bashkëshortes, për të hapur më pas zjarr ndaj saj dhe duke e lënë kështu të vdekur.

Çifti ishin prindër të tre fëmijëve, konkretisht një vajze 26-vjeçe, dhe dy djemve 20 dhe 18 vjeçar.



Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e  autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!