Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet e ka dërguar për gjykim Klajdi Shundin, të riun që vrau kunatin e tij natën e ndërrimit të viteve. Ndaj Shundit, prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, 2021 në një banesë në rrugën “5 Maji” në Tiranë.
Viktima dhe autori u konfliktuan me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe më pas Shundi e qëlloi kunatin Vladimir Zvezhda. Ky i fundit, edhe përse u dërgua menjëherë në spital nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra. sb/abcnews.al/