Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Vrau kolegun në komisariatin nr. 3, Apeli ul dënimin për Ludian Zaimin

schedule13:34 - 31 Janar, 2024

schedule 13:34 - 31 Janar, 2024

TIRANË – Gjykata e Apelit ul dënimin për Ludian Zaimin i vënë në arrest për vrasjen e kolegut, Çaush Saliasi në komisariatin nr. 3 në Tiranë, ngjarje kjo e ndodhur më 23 maj 2022.

Në seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Apelit, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtar Genti Dokollari, relator dhe anëtarë Irena Brahimi e Fuat Vjerdha, vendosën pranimin e kërkesën së të pandehurit për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Në përfundim të seancës trupi gjykues vendosi uljen me 5 vjet të dënimit për Luadian Zaimin, duke e dënuar atë me 30 vite burg.



Njoftimi i plotë:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit Ludian Zaimi., i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”, të parashikuara nga neni 79/b i K.Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 23.05.2022, rreth orës 21:30, ku në në ambjentet e Komisariatit të Policisë nr. 3 Tiranë, është qëlluar disa herë me armë zjarri punonjësi i policisë shtetasi Çaush Saliasi nga kolegu i tij i pandehuri me iniciale Ludian Zaimi.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 2016, datë 15.09.2023 ka vendosur:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ludian Zaimi për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 35 (tridhjet e pesë) vjet burgim.
-Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit në flagrancë. Dënimi i mbetur do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri Ludian Zaimi i cili kërkoi:

-Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
-Deklarimin fajtor të të pandehuritLudian Zaimi për kryerjen e veprës penale ”Vrasje me dashje”, sipas nenit 76 të K.Penal apo atë të “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78/1 i K.Penal, duke caktuar një dënim propocional për të.
-Pranimin e gjykimit të shkurtuar sipas nenit 332/c dhe 403 të K.Pr.Penale dhe aplikimin e nenit
406 të K.Pr.Penale, ti ulet 1/3 e masës të dënimit të caktuar.

Në përfundim të gjykimit, më datë 25.01.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Dokollari dhe anëtarë znj. Irena Brahimi dhe z. Fuat Vjerdha, vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 2016 datë 15.09.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në lidhje me cilësimin juridik dhe dënimin, si më poshtë vijon:
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Ludian Zaimi për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
-Lënien në fuqi të vendimit për disponimet e tjera.
-Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve nga e
nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!