Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrau kolegun në ambientet e komisariatit/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Ludjan Zaimin

schedule10:29 - 17 Dhjetor, 2025

schedule 10:29 - 17 Dhjetor, 2025

Shkalla e tretë e gjyqësorit nuk pranoi rekursin e ish efektivit të policisë, Ledjan Zaimin, i akuzuar për vrasjen e Caush Saliasit, ku kërkoi prishje të vendimit të dhënë nga Apeli në 25 janar 2024,

Ai u shpall fajtor për veprën penale të “vrasjes me paramendim e punonjësit të Policisë së Shtetit.

Zaimi vrau me armë zjarri kolegun e tij Caush Saliasi në 23 maj 2022 brenda ambienteve të komisariatit numër 3 në Tiranë pak para se dy oficerët e patrullës të përgjithshme të merrnin turnin.

Ngjarja ndodhi për shkak të bullizimit dhe konflikteve të vazhdueshme mes efektivëve në komisariatin numër 3.

Zaimi në shkallën e parë u dënua me 35 vite burg për veprën penale “vrasje e punonjësve të policisë së shtetit”, por Apeli e rikualifikoi në vrasje me paramendim duke ulur 5 vite dënimin.

Ish efektivi nuk u pajtua me këtë vendim dhe iu drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!